Dr. Irma Seitaj
Mjeke Psikiatre, Specializim në Psikiatri AdulteDr. Irma Seitaj është mjeke psikiatre me përvojë të gjatë në sistemin shëndetësor dhe me formim të konsoliduar në fushën e shëndetit mendor. Ajo ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme, specializimin afatgjatë në Psikiatri të Adultëve pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, si edhe Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor. Përvoja e saj profesionale përfshin punën në psikiatri, urgjencë mjekësore, mjekësi familjare dhe drejtim të shërbimeve shëndetësore, duke i krijuar një qasje të plotë dhe gjithëpërfshirëse ndaj pacientit dhe nevojave të tij.
Gjatë karrierës së saj, është angazhuar në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ndryshme të shëndetit mendor, menaxhimin e rasteve komplekse dhe bashkëpunimin me ekipe multidisiplinare, gjithmonë me fokus te mirëqenia emocionale dhe funksionale e pacientit. Në praktikën e saj profesionale, Dr. Seitaj i kushton rëndësi krijimit të një marrëdhënieje të sigurt dhe të besueshme me pacientin, duke ofruar dëgjim aktiv, empati dhe kujdes të personalizuar për secilin individ. Ajo beson se trajtimi efektiv në shëndetin mendor ndërtohet jo vetëm mbi ekspertizën klinike, por edhe mbi mirëkuptimin, respektin dhe mbështetjen njerëzore gjatë gjithë procesit terapeutik.
Rreth meje
Mësoni më shumë rreth përvojës time disavjeçareEdukimi
Specializim në Psikiatri Adulte
Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Mjekësisë,
Tiranë
Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor
Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Mjekësisë,
Tiranë
Mjekësi e Përgjithshme — Mjeke e Përgjithshme
Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Mjekësisë,
Tiranë
Shkolla e mesme e përgjithshme
“Adem Vrapi”
Roskovec
Eksperienca Profesionale
Mjeke Psikiatre
Klinika “EGO”, konsulencë psikiatrike Tiranë
Mjeke Psikiatre
Spitali Rajonal Lezhë
Kujdes shëndetësor për pacientët me probleme të shëndetit mendor; vlerësim dhe menaxhim në kompleksitet për pacientët dhe familjarët e tyre; drejtim i ekipit multidisiplinar; ofrim i shërbimit psikiatrik pranë Institucionit të Mjekimit të Detyruar “Shën Koll”.
Mjeke Urgjence / Team Leader
Emergency Response Albania (ERA), Tiranë
Vlerësim, triazhim dhe menaxhim i urgjencave mjekësore dhe traumave; koordinim me institucione të tjera shëndetësore.
Drejtore e Qendrës Shëndetësore
Qendra Shëndetësore Roskovec, Fier
Menaxhim i stafit të qendrës shëndetësore; kompletim i dokumentacionit.
Mjeke Familje
Qendra Shëndetësore Roskovec, Fier
Ndjekje e sëmundjes kronike; ndjekje e grupmoshës pediatrike; ndjekje e grave shtatzëna; trajtim i patologjive akute; promocion shëndetësor.
Mjeke Familje
Qendra Shëndetësore Strum, Fier
Ndjekje e sëmundjes kronike; trajtim i patologjive akute; promocion shëndetësor.
Trajnime dhe Kongrese
Kongresi Ndërkombëtar i Suicidologjisë dhe Shëndetit Publik
Romë, Itali
Kongresi 33-të i Shoqatës së Psikiatrisë Europiane
Madrid, Spanjë
International Trauma Life Support (ITLS)
Konferenca X e Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare
Shqipëri
Public Health and Health Service Approaches for NCD Prevention and Control — Summer School in Public Health Policy, Economics and Management
USI, Lugano
Konferenca e Pestë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik në Shqipëri
Tiranë
- Trajnim për kujdesin perinatal para dhe pas lindjes
- Trajnim mbi bazat e Menaxhimit Shëndetësor
- Kursi i edukimit për hipertension dhe rrezikun kardiovaskular
- Kursi për trajtimin, parandalimin dhe ndjekjen e personave me diabet
- Trajnim për infertilitet dhe çrregullime seksuale
- Trajnim i Drejtorëve të Qendrave Shëndetësore në çështjet e menaxhimit shëndetësor (Projekti HAP)
- Udhëheqja, komunikimi dhe zgjidhja e problemeve (Projekti HAP)
- Vaksina të sigurta për të mbrojtur fëmijët