Skip to content Skip to footer

Çrregullimi Bipolar

Çregullimet bipolar janë sëmundje që karakterizohen nga dy eksteme të humorit: ngazëllimi dhe depresioni. Në mënyrë steretipike, sëmundja lëkundet nga mania e egër në depresionin e thellë dhe përsëri prapa te mania. Mania nënkupton ngazëllim ekstrem, hiperaktivitet,axhitacion, të folur të përshpejtuar, vetëvlerësim të tepruar, pjesëmarrje e ekzagjeruar në veprimtari të pëlqyeshme që kanë potencial të lartë me pasoja të dhimbshme, p.sh.: shpenzime ekstravagante, sjellje seksuale të pakontrolluar, pakësim të nevojës për gjumë, shpesh me të menduar të c’organizuar. Termi ngazëllim kërkon nje shënim shpjegues. Do të ishte më e saktë të flitej për gjëndje humori të eksituar se sa të ngazëllyer, pasi përvoja subjektive e personit maniakal shpesh varion nga euforia ekstreme në disforinë e thellë. Sindromet kryesore që përfshihen në DSM-IV-ën janë çrregullimi bipolar I dhe çrregullimi bipolar II, që dallohen në bazë të intensitetit dhe kohëzgjatjes së simptomave.

Literatura e përdorur:

Kaplan & Sadock: Synopsis of Psychiatry, twelfth edition
Kaplan & Sadock: Pocket handbook of clinical psychiatry, fifth edition;
American Psychiatric  Association:  Diagnostic Manual of mental disorder  1994;
Robert J. Waldinger; Psikiatria për studentët e mjekësisë, botimi i tretë, përkthyer nga Anastas Suli.

Klinika EGO

Rezervoni një takim tani!

Klinika EGO
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.