Skip to content Skip to footer

Dr. Irma Seitaj

Mjeke Psikiatre, Specializim në Psikiatri Adulte

Dr. Irma Seitaj është mjeke psikiatre me përvojë të gjatë në sistemin shëndetësor dhe me formim të konsoliduar në fushën e shëndetit mendor. Ajo ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme, specializimin afatgjatë në Psikiatri të Adultëve pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, si edhe Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor. Përvoja e saj profesionale përfshin punën në psikiatri, urgjencë mjekësore, mjekësi familjare dhe drejtim të shërbimeve shëndetësore, duke i krijuar një qasje të plotë dhe gjithëpërfshirëse ndaj pacientit dhe nevojave të tij.

Gjatë karrierës së saj, është angazhuar në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ndryshme të shëndetit mendor, menaxhimin e rasteve komplekse dhe bashkëpunimin me ekipe multidisiplinare, gjithmonë me fokus te mirëqenia emocionale dhe funksionale e pacientit. Në praktikën e saj profesionale, Dr. Seitaj i kushton rëndësi krijimit të një marrëdhënieje të sigurt dhe të besueshme me pacientin, duke ofruar dëgjim aktiv, empati dhe kujdes të personalizuar për secilin individ. Ajo beson se trajtimi efektiv në shëndetin mendor ndërtohet jo vetëm mbi ekspertizën klinike, por edhe mbi mirëkuptimin, respektin dhe mbështetjen njerëzore gjatë gjithë procesit terapeutik.

Rreth meje

Mësoni më shumë rreth përvojës time disavjeçare

Edukimi

Specializim në Psikiatri Adulte

Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Mjekësisë,
Tiranë

Master Profesional në Menaxhim Shëndetësor

Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Mjekësisë,
Tiranë

Mjekësi e Përgjithshme — Mjeke e Përgjithshme

Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Mjekësisë,
Tiranë

Shkolla e mesme e përgjithshme
“Adem Vrapi”
Roskovec

Eksperienca Profesionale

Mjeke Psikiatre

Klinika “EGO”, konsulencë psikiatrike Tiranë

Mjeke Psikiatre

Spitali Rajonal Lezhë

Kujdes shëndetësor për pacientët me probleme të shëndetit mendor; vlerësim dhe menaxhim në kompleksitet për pacientët dhe familjarët e tyre; drejtim i ekipit multidisiplinar; ofrim i shërbimit psikiatrik pranë Institucionit të Mjekimit të Detyruar “Shën Koll”.

Mjeke Urgjence / Team Leader

Emergency Response Albania (ERA), Tiranë

Vlerësim, triazhim dhe menaxhim i urgjencave mjekësore dhe traumave; koordinim me institucione të tjera shëndetësore.

Drejtore e Qendrës Shëndetësore

Qendra Shëndetësore Roskovec, Fier

Menaxhim i stafit të qendrës shëndetësore; kompletim i dokumentacionit.

Mjeke Familje

Qendra Shëndetësore Roskovec, Fier

Ndjekje e sëmundjes kronike; ndjekje e grupmoshës pediatrike; ndjekje e grave shtatzëna; trajtim i patologjive akute; promocion shëndetësor.

Mjeke Familje

Qendra Shëndetësore Strum, Fier

Ndjekje e sëmundjes kronike; trajtim i patologjive akute; promocion shëndetësor.

Trajnime dhe Kongrese

Kongresi Ndërkombëtar i Suicidologjisë dhe Shëndetit Publik

Romë, Itali

Kongresi 33-të i Shoqatës së Psikiatrisë Europiane

Madrid, Spanjë

International Trauma Life Support (ITLS)

Konferenca X e Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare

Shqipëri

Public Health and Health Service Approaches for NCD Prevention and Control — Summer School in Public Health Policy, Economics and Management

USI, Lugano

Konferenca e Pestë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik në Shqipëri

Tiranë

  • Trajnim për kujdesin perinatal para dhe pas lindjes
  • Trajnim mbi bazat e Menaxhimit Shëndetësor
  • Kursi i edukimit për hipertension dhe rrezikun kardiovaskular
  • Kursi për trajtimin, parandalimin dhe ndjekjen e personave me diabet
  • Trajnim për infertilitet dhe çrregullime seksuale
  • Trajnim i Drejtorëve të Qendrave Shëndetësore në çështjet e menaxhimit shëndetësor (Projekti HAP)
  • Udhëheqja, komunikimi dhe zgjidhja e problemeve (Projekti HAP)
  • Vaksina të sigurta për të mbrojtur fëmijët

Mos hezitoni të na kontaktoni

Kontaktet

Telefon: 069 20 48 468E-mail: info@ego.al

Oraret

E hënë - e shtunë : 08:00-20:00E diel: Mbyllur

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.

    Klinika EGO
    Politika e Cookie-ve

    Kjo faqe interneti përdor cookies në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookies ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione si njohja juaj kur riktheheni në faqen tonë të internetit, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.

    Për më shumë informacion, vizitoni faqen Politika e Cookie-ve