Skip to content Skip to footer

Kristina Ndreca

Psikologe Klinike

Kristina (Sanxhaku) Ndreca është psikologe klinike me një formim të fortë profesional dhe akademik. Ka përfunduar studimet në Psikologji dhe masterin në Psikologji Klinike në Universitetin e Tiranës si studente ekselente. Është anëtare e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë dhe në Klinikën EGO ofron terapi individuale dhe mbështetje psikologjike për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

Përvoja e saj përfshin punën me klientët, vlerësimin psikologjik dhe angazhime në kompani vendase e ndërkombëtare, në projekte që ndërthurin testimin psikologjik, intervistimin dhe vëzhgimin e sjelljes. Krahas këtyre angazhimeve, ka kontribuar në kërkime shkencore në popullatën shqiptare, në bashkëpunim me organizata të huaja. Është trajnuar në rehabilitim psikiatrik dhe ndërhyrje psikologjike afatshkurtra e afatgjata. Ka marrë certifikime në aplikimin e testeve të inteligjencës dhe personalitetit, si dhe në vlerësimin e çrregullimeve të të nxënit, komunikimit dhe neurozhvillimit. Formimin e saj e pasuron vazhdimisht përmes ndjekjes së konferencave dhe trajnimeve profesionale.

Në punën terapeutike, Kristina ndjek një qasje integrative, me në qendër klientin dhe nevojat e tij. Përmes një marrëdhënieje besimi, i mbështet klientët në të kuptuarit e vetes, përpunimin e vështirësive emocionale, përmirësimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e mënyrave më të shëndetshme të përballimit. Ofron seanca në gjuhën shqipe, angleze dhe italiane.

Rreth meje

Mësoni më shumë rreth përvojës time disavjeçare

Edukimi

Master i Shkencave në Psikologji Klinike

Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Bachelor në Shkenca Sociale / Psikologji

Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Tiranë

Eksperienca Profesionale

Anëtare e Urdhrit të Psikologut në Shqipëri

Regjistruar dhe anëtarësuar pranë këtij institucioni.

Biçaku Healing Institute

Ofroj trajnime psikoedukative dhe sesione të fokusuara në zhvillimin personal.
Zhvilloj dhe lehtësoj seanca individuale dhe në grup për mirëqenien psikologjike.
Promovoj ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe zhvillimin psikologjik.

Elbit Systems

Pune bazuar ne projekt me kohezgjatje te shkurter gjate vitit. Kryej vlerësime psikologjike dhe vlerësime përshtatshmërie për personelin e aviacionit.
Mbështes proceset e rekrutimit, përzgjedhjes, dhe integrimit.
Analizoj faktorët e sjelljes dhe të performancës në mjedise me përgjegjësi të lartë.

Specialiste e Lartë e Mirëqenies

Impact Brands | Në distancë, SHBA

Krijova përmbajtje dhe ofrova edukim mbi mirëqenien dhe zhvillimin personal, të bazuar në evidencë.
Mbështeta klientët dhe angazhimin e tyre në nisma që promovonin mirëqenien.
Bashkëpunova me ekipe të ndryshme për të zhvilluar zgjidhje shëndetësore të përshtatura me nevojat e përdoruesve.

Psikologe klinike Praktikante

Praktikë në Kopsht

Mbështeta një fëmijë në spektrin e autizmit dhe fëmijë me zhvillim tipik nëpërmjet vëzhgimit, monitorimit të zhvillimit, dhe ndërhyrjeve të individualizuara.

Bashkëpunova me mësuesit dhe familjet për të mbështetur zhvillimin social, emocional, dhe të sjelljes së fëmijëve.

Ndihmova në zbatimin e aktiviteteve psikoedukative dhe zhvillimore brenda mjedisit të klasës.

Researcher/ Kërkuese në studime ndërkombëtare IOM Shqipëri, Tiranë Kontribova në studimin “Mbi Migracionin, Rasti i Shqipërisë,” që përfshinte kërkim psikologjik mbi ndikimet e migracionit. U angazhova në mbledhjen dhe analizën e të dhënave për të kuptuar efektet psikologjike të migracionit te individët dhe komunitetet.

Researcher/ Kërkuese në studime ndërkombëtare

Mary Ward Loreto, Tiranë

Mora pjesë në zbatimin në terren të studimit “Shkolla Jonë, një Vend i Sigurt,” të fokusuar në sigurinë psikologjike në mjediset arsimore. Ndihmova në mbledhjen dhe analizën e të dhënave për të mbështetur zhvillimin e mjediseve të sigurta shkollore.

Psikologe Praktikante

Instituti ‘Ramazan Kabashi’

Ndihmova në vlerësimin dhe mbështetjen psikologjike për nxënës me dëmtim të shikimit, duke fituar përvojë praktike në psikologjinë e aplikuar dhe strategjitë e mbështetjes së individualizuar.

Fitova përvojë në zbatimin e ndërhyrjeve psikologjike dhe kuptimin e nevojave të veçanta arsimore.

Trajnime dhe praktika

Vullnetare për Shëndetin Mendor

Shoqata Komunitare ‘Papa Xhovani XIII’

Vullnetare në një teatër terapeutik që mbështet individë me sfida të shëndetit mendor, duke përdorur shprehjen krijuese për të nxitur besimin, aftësitë sociale, dhe rritjen personale. Kjo përvojë thelloi kuptimin tim për rolin e artit në rimëkëmbjen e shëndetit mendor.

Përfaqësuese

Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, Tiranë

E angazhuar aktivisht në promovimin e praktikave dhe iniciativave psikologjike brenda rrethi të Tiranës. E përfshirë në aktivitete që mbështesin ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe avokojnë për mirëqenien psikologjike.

Studente e Shkëlqyer

Fondacioni Alsar, Tiranë

U vlerësova për ekselencë akademike dhe kontribute në projekte të lidhura me psikologjinë, duke demonstruar përkushtim ndaj standardeve të larta të kërkimit shkencor dhe praktikës.

Vullnetare

Jonathan Center, Tiranë

Mbështeta programe psikologjike dhe zhvillimore në Jonathan Center, duke kontribuar në projekte që synonin përmirësimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies.

Vullnetare

Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Tiranë

ndërhyrjen psikologjike. Ndihmova në iniciativa të shëndetit mendor dhe ofrova mbështetje empatike për individë në nevojë.

  • Certifikatë për Vlerësimin e Kategorive të Personalitetit
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data:02.2019
  • Certifikatë për ‘Autizmi: Metoda Identifikimi & Ndërhyrjeje’
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data: 04.2019

  • Certifikatë për Testin Bender-Gestalt (Pjesët 1 & 2)
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data: 2018
  • Certifikatë Pjesëmarrjeje – “Përtej Kufijve: Raport Analitik mbi Migracionin në Shqipëri”
    • Lëshuar nga: Fondacioni Mary Ward Loreto
    • Data: 04.2019
  • Çrregullimet e Komunikimit: Qasja Logopedike & Psikologjike
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data: 06.2019
  • Trajnim për Administrimin e Testit KOG IQ
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data: 09.2019
  • Certifikatë për Administrimin e Testit të Personalitetit MMPI
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data: 2019
  • Certifikatë për ‘Çrregullimet Neuro-zhvillimore te Fëmijët’
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data: 03.2019
  • Certifikatë për ‘Testi Raven IQ për Fëmijë & Çrregullimet e të Mësuarit (Modulet 1 & 2)’
    • Lëshuar nga: Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë
    • Data: 2019
  • Konferenca & Trajnimi Ndërkombëtar në Tiranë: Mirënjohja & Motivimi
    • Lëshuar nga: Albania Young Leaders Forum
    • Data: 2020
  • Certifikatë Trajnimi: Terapi Okupacionale, Përfshirje në Punë & Jetesë e Pavarur për Individë me Sfida të Shëndetit Mendor dhe Psikosociale
    Lëshuar nga: Shoqata Komunitare Papa Giovanni XXIII
    Data: 2025 (Kurs tremujor)

  • Certifikatë Pjesëmarrjeje – “Ndërhyrje në Rehabilitimin Psikiatrik”
    Lëshuar nga: Shoqata Komunitare Papa Giovanni XXIII
    Data: 2025 (Kurs trajnimi shtatëmujor)

  • Certifikatë Referimi Shkencor – “Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore Studentore”
    Lëshuar nga: Universiteti i Tiranës
    Data: 2025

Mos hezitoni të na kontaktoni

Kontaktet

Telefon: 069 20 48 468E-mail: info@ego.al

Oraret

E hënë - e shtunë : 08:00-20:00E diel: Mbyllur

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.

    Klinika EGO
    Privacy Overview

    This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.