A ju ka ndodhur ndonjëherë të veproni pa menduar dhe më pas të pendoheni menjëherë? Të shpërtheni në zemërim, të bëni blerje impulsive, të dëmtoni veten ose të kryeni veprime që e dini se nuk janë në interesin tuaj? Për shumicën e njerëzve këto situata ndodhin herë pas here, por për disa individë ato bëhen të përsëritura, intensive dhe të vështira për t’u kontrolluar.
Këto sjellje mund të lidhen me Çrregullimet e Kontrollit të Impulseve, një grup çrregullimesh psikologjike ku personi përjeton vështirësi të mëdha për t’i rezistuar një dëshire ose impulsi të fortë, edhe kur e di se veprimi mund të ketë pasoja negative.
Çfarë Është Çrregullimi I Kontrollit Të Impulseve?
Çrregullimi i kontrollit të impulseve karakterizohet nga jo menaxhimi për të kontrolluar sjellje, dëshira ose impulse të papritura që mund të dëmtojnë veten ose të tjerët.
Personi shpesh:
- Ndjen një tension ose shqetësim të fortë para veprimit.
- Përjeton kënaqësi, lehtësim ose çlirim gjatë kryerjes së sjelljes.
- Më pas mund të ndiejë pendesë, turp ose faj.
Këto sjellje nuk kryhen domosdoshmërisht për përfitim personal, por si rezultat i një nevoje të fortë emocionale që duket e pamundur të kontrollohet.
Truri ynë ka sisteme që ndihmojnë në kontrollimin e sjelljes dhe marrjen e vendimeve. Një rol të rëndësishëm luan korteksi prefrontal, zona e trurit përgjegjëse për vetëkontrollin, planifikimin dhe vlerësimin e pasojave.
Tek personat me çrregullime të kontrollit të impulseve, procesi shpesh ndjek këtë cikël:
- Shfaqet një dëshirë ose impuls i fortë.
- Rritet tensioni emocional.
- Personi ndien vështirësi për ta ndalur veten.
- Kryen sjelljen impulsive.
- Ndjen lehtësim të përkohshëm.
- Shfaqen pendesa, turpi ose problemet e shkaktuara nga veprimi.
Me kalimin e kohës, ky cikël mund të përsëritet vazhdimisht dhe të bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u ndërprerë.
Llojet Kryesore Të Çrregullimeve Të Kontrollit Të Impulseve
- Intermittent Explosive Disorder (IED) – Shpërthimet E Papritura Të Inatit
Ky çrregullim karakterizohet nga episode të përsëritura agresiviteti verbal ose fizik që janë disproporcionale me situatën.
Shenjat kryesore:
- Zemërim i papritur dhe intensiv.
- Bërtitje, sharje ose kërcënime.
- Sjellje agresive ndaj objekteve ose personave.
- Ndjenjë pendese pas shpërthimit.
Një person mund të reagojë me zemërim ekstrem ndaj një situate të vogël, si një debat i zakonshëm ose një kritikë e lehtë.
2. Kleptomania – Vjedhja Impulsive
Kleptomania nuk është thjesht vjedhje për përfitim ekonomik. Personi ndien një impuls të fortë për të marrë sende, shpesh edhe kur nuk ka nevojë për to.
Simptomat:
- Dëshirë e papërmbajtshme për të vjedhur.
- Rritje e tensionit para aktit.
- Ndjenjë lehtësimi pas vjedhjes.
- Faj dhe turp më vonë.
Shumë nga objektet e vjedhura nuk përdoren kurrë dhe nuk kanë vlerë të madhe materiale.
3. Pyromania – Impulsi Për Zjarrvënie
Pyromania është një çrregullim i rrallë ku personi përjeton një tërheqje të fortë ndaj zjarrit dhe aktit të ndezjes së tij.
Karakteristikat:
- Kënaqësi e vazhdueshme për të vendosur zjarrin.
- Tension emocional para ndezjes së zjarrit.
- Kënaqësi ose lehtësim gjatë aktit.
- Interes i tepruar për pasojat e zjarrit,
4. Trichotillomania – Tërheqja E Flokëve
Trichotillomania është një çrregullim ku personi tërheq në mënyrë të përsëritur flokët e kokës, vetullave ose qerpikëve.
Shenjat:
- Tërheqje e përsëritur e flokëve.
- Zona të dukshme pa flokë.
- Ndjenjë qetësimi gjatë aktit.
- Vështirësi për ta ndalur sjelljen
Shpesh lidhet me stresin, ankthin ose emocionet e forta.
5. Excoriation Disorder – Dëmtimi I Lëkurës
Ky çrregullim përfshin prekjen, kruarjen ose gërvishtjen e përsëritur të lëkurës deri në dëmtime të dukshme.
Simptomat:
- Prekje e vazhdueshme e lëkurës.
- Plagë ose shenja të përsëritura.
- Përpjekje të dështuara për ta ndalur sjelljen.
- Turp ose shqetësim për pamjen fizike.
Shumë persona raportojnë se e kryejnë këtë sjellje automatikisht gjatë periudhave të stresit.
Shkaqet E Mundshme
Nuk ekziston një shkak i vetëm për çrregullimet e kontrollit të impulseve. Zakonisht ato zhvillohen si rezultat i ndërveprimit të faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë.
Faktorët biologjikë
- Ndryshime në neurotransmetues si serotonina dhe dopamina.
- Funksionim i ndryshëm i zonave të trurit që kontrollojnë vetëpërmbajtjen.
- Predispozita gjenetike.
Faktorët psikologjikë
- Ankthi kronik.
- Depresioni.
- Vështirësitë në rregullimin emocional.
- Vetëvlerësimi i ulët.
- Trauma psikologjike.
Faktorët mjedisorë
- Ekspozimi ndaj dhunës gjatë fëmijërisë.
- Neglizhenca emocionale.
- Konfliktet familjare.
- Mungesa e modeleve të shëndetshme të menaxhimit të emocioneve.
Si Ndikojnë Në Jetën E Përditshme?
Çrregullimet e kontrollit të impulseve mund të ndikojnë ndjeshëm në:
- Marrëdhëniet familjare.
- Marrëdhëniet romantike.
- Performancën në punë ose shkollë.
- Vetëvlerësimin.
- Shëndetin mendor.
Shumë individë përjetojnë ndjenja të vazhdueshme turpi dhe izolimi për shkak të sjelljeve që nuk arrijnë t’i kontrollojnë.
Trajtimi I Çrregullimeve Të Kontrollit Të Impulseve
Lajmi i mirë është se këto çrregullime mund të trajtohen me sukses.
Psikoterapia
Terapia Kognitive-Biheviorale (CBT)
CBT ndihmon personin të:
- Identifikojë shkaktarët e impulseve.
- Zhvillojë strategji për vetëkontroll.
- Ndryshojë modelet e mendimit që nxisin sjelljen impulsive.
Terapia Dialektike e Sjelljes (DBT)
DBT fokusohet në:
- Rregullimin emocional.
- Menaxhimin e stresit.
- Tolerimin e emocioneve të vështira.
- Përmirësimin e vetëkontrollit.
Medikamentet
Në disa raste, psikiatri mund të rekomandojë medikamente për trajtimin e simptomave të lidhura me ankthin, depresionin ose impulsivitetin.
Strategjitë e Vetëndihmës
- Praktikimi i mindfulness.
- Aktiviteti fizik i rregullt.
- Teknikat e relaksimit.
- Mbajtja e një ditari emocional.
- Përmirësimi i cilësisë së gjumit.
Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmë?
Nëse impulset:
- Po dëmtojnë marrëdhëniet tuaja,
- Po ndikojnë në punë ose shkollë,
- Po ju shkaktojnë vuajtje emocionale,
- Ose po ju bëjnë të ndiheni sikur keni humbur kontrollin mbi veten,
atëherë është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor.
Të veprosh impulsivisht herë pas here është pjesë e natyrës njerëzore. Megjithatë, kur impulset bëhen të shpeshta, të pakontrollueshme dhe fillojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme, mund të kemi të bëjmë me një çrregullim të kontrollit të impulseve. Kuptimi i mekanizmave që qëndrojnë pas këtyre sjelljeve dhe kërkimi i ndihmës profesionale janë hapat e parë drejt rikthimit të kontrollit, përmirësimit të mirëqenies emocionale dhe ndërtimit të një jete më të balancuar.
BURIME
Cleveland Clinic. (2023). Impulse Control Disorders: What They Are, Symptoms & Treatment.
Mayo Clinic. Intermittent Explosive Disorder – Symptoms and Causes.
Mayo Clinic. Kleptomania – Symptoms and Causes.